Memushaj vendos të ardhmen, transferohet atje ku nuk e priste askush

Memushaj vendos të ardhmen, transferohet atje ku nuk e priste askush

15:53, 12/05/2017

Ledian Memushaj është gjithnjë e më pranë Bolognas. Me rrëzimin e Pescarës në Serinë B, mesfushori i kombëtares shqiptare edhe pse mban në krah shiritin e kapitenit te skuadra abruceze me shumë gjasa, në verë do të largohet nga ekipi i Zdenek Zeman.

Bologna është një nga klubet që interesohet më shumë për Memushajn dhe interesi i klubit kuqeblu në drejtim të lojtarit shqiptar është konkret. Sic raportojnë edhe mediat italiane e Diela do të jetë dita vendimtare që mund të përcaktojë të armdhen e 30-vjecarit.

Këtë fundjavë në kalendar është në program sfida mes Bolognas dhe Pescarës, takim i vlefshëm për javën e 36-të të Serisë A dhe me rastin e kësaj sfide drejtuesit e klubit nga Dall Ara do të përfitojnë nga rasti për të biseduar nga afër me presidentin e Pescarës por edhe me menaxherin e futbollistit të përfaqësues kuqezi në mënyrë që të arrinë një marrëveshje për transferimin e kapitenit të Pescarës te Bologna duke filluar që nga sezoni i ardhshëm.

Për të kartonin e Memushajt, Bologna mund të derdhë në arkat e Pescarës rreth 2 milionë Euro. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco