S’ka më dyshime, Pejic 'Kepuca e Artë' e Superiores

S’ka më dyshime, Pejic 'Kepuca e Artë' e Superiores

15:10, 12/05/2017

Në një kampionat si ky i këtij sezoni ku ekuacionet më të vështira që janë titulli kampion, vendi i 4-t dhe skuadra që pritet ti bashkohet Korabit në kategorinë e parë, parashikohet të zgjidhen vetëm në javën e fundit, një dilemë pothuajse është zgjidhur dhe ajo është Këpuca e Artë.

Për të tretën herë në karrierë Pero Pejic do të shpallet golashënuesi më i mirë i Kategorisë Superiore. Me atë finalizim shumë të rëndësishëm ndaj Flamurtarit në mesjavë bomberi kroat e coi në 23 numrin e golave sezonalë duke thelluar avantazhin e tij në listën shënuesve të mirë ndaj Caleb Ekuban dhe Hamdi Salihit. 3 javë përpara fundit të sezonit sulmuesi 34-vjecar ka një epërsi prej 8 golash kundrejt ganezit të Partizanit, Ekuban dhe 9 gola avnatazh ndaj Këpucës së Artë të sezonit, shkodranit Hamdi  Salihi. Është thuajse e pamundur që në këto 3 jave të fundit, Pejic të mos arrijë të shënojë asnjë gol ndërsa Ekuban të realizojë më shumë se 8 gola apo Salihi më shumë se 9-të.

Në këtë kontekst, Këpuca e Artë e sezonit futbollistik 2016-2017, mund të konsiderohet pronë e Pero Pejic, shtatlartit kroat që me golat e tij po udhëheq Kukësin drejt fitimit të titullit të parë kampion në historinë e klubit. Pejic e ka fituar me verilindorët trofeun e golashënuesit më të mirë edhe në sezonin 2014-2015, madje në atë periudhë arriti ta dërrgonte në plot 32 raste topin në rrjetë. 34-vjecari u shpall shënuesi më i mirë i Superiores edhe në sezonin paraardhës pikërisht në 2013-2014, kur me 20 golat e tij ndihmoi Skëndërbeun të fitonte titullin kampion ndërsa la pas në garën për Këpucën e Artë, sulmuesin e kombëtares shqiptare Sokol Cikalleshin që në atë kohë luante për Kukësin. Për të kthyer te ky kampionat , Pejic edhe pse 8 nga 23 golat e tij i ka realizuar me penallti, ka ditur të gjejë rrugën e rrjetës me cdo mënyrë të mundshme, nga afër nga larg, me të majtën dhe me të djathtën, me kokë dhe me goditje standarte, prandaj Pero e meriton më shumë se kushdo tjetër Këpucën e Artë të Superiores në këtë sezon./ supersport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco