Interi ultimatum për Conten, në të kundërt emëron këtë trajner të ri

Interi ultimatum për Conten, në të kundërt emëron këtë trajner të ri

13:37, 12/05/2017

Pronarët e Interit, nuk do të presin gjatë për Antonio Conten, të cilit i kanë bërë ofertë të majme për ta marrë drejtimin e klubit zikaltër.

“Nerazzurrët” i kanë ofruar trajnerit të Contes një pagë prej 15 milionë eurove në sezon, ndërsa stafi drejtues do ta presë përgjigjen deri më 28 maj, menjëherë pas finales së FA Cup mes Chelseas dhe Arsenalit.

Nëse Conte refuzon ofertën e Interit, këta të fundit kanë edhe dy opsione tjera për trajner të ri,  Diego Simeonen (Atletico Madrid) dhe Luciano Spalletti (Roma).

Kujtojmë që si pasojë e rezultateve të dobta Interi shkarkoi nga detyra trajnerin Stefano Pioli.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco