Thiago Motta i befason të gjithë: Ja kush e fiton Champions Leaguen

Thiago Motta i befason të gjithë: Ja kush e fiton Champions Leaguen

12:19, 12/05/2017

Ish-mesfushori i Interit, Thiago Motta ka befasuar të gjithë pasi favorizon rivalët e Juventusit në garën për finalen e madhe të Champions Leagues.

Në një intervistë për “Calciomercato.com”, Motta nuk i ka kursyer elozhet për “Zonjën e vjetër”, transmeton SYRI.net.

“I jap Juventusit një 60 % të mundësisë së fitores. Sepse në finale është shumë me rëndësi të jesh një skuadër solide që pëson pak gola. Për Realin do të jetë shume me rëndësi përzgjedhja që përfshin Balen ose Iscon: Spanjolli i jep më shumë ekuilibër. Për Juventusin, ta mbajë forcën në mbrojtje dhe sulm, do të thotë aty ku ka peshë më shumë. Lojtari vendimtar? Higuaini për ta mbajtur topin dhe për të shënuar, natyrisht. Nëse do të jetë dita e tij, Juventusi ka shumë mundësi ta ngrejë kupën”, u shpreh ai.

Kujtojmë që finalja e madhe e Champions Leagues do të luhet më 3 qershor në Cardiff.

/ SYRI.net /

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco