Nuk do ta besoni, Ancelotti: Në fëmijëri kam qenë tifoz me këtë klub

Nuk do ta besoni, Ancelotti: Në fëmijëri kam qenë tifoz me këtë klub

10:47, 12/05/2017

Trajneri aktual i Bajernit të Mynihut, Carlo Ancelotti ka zbuluar që në fëmijëri ka qenë një tifoz i zjarrtë i Interit.

Në një intervistë për emisionin “Edicola Fiore”, Ancelotti rrëfeu kohën kur është refuzuar të bëhet lojtar i Interit, transmeton SYRI.net.

“Kur kam qenë fëmijë kam bërë tifo për Interin. Më kujtohet që një ditë vendosa të bëja një provë te zikaltërit, por ata nuk më pranuan. Më pas të gjithë e dinë që u bëra një lojtar i Milanit. Vitet më të bukura të karrierës sime i kam kaluar në Milano, kur isha trajner i kuqezinjve”, u shpreh ai.

Kujtojmë që Ancelotti në sezonin e tij të parë me Bajernin e Mynihut ka arritur të triumfojë vetëm në Bundesliga.

/ SYRI.net /

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco