Skandali/ Menaxheri i Kukësit: Ja e vërteta e ‘bisedës’ për tolerim ndeshje

Skandali/ Menaxheri i Kukësit: Ja e vërteta e ‘bisedës’ për tolerim ndeshje

10:20, 12/05/2017

Një nga emrat që përmend menaxheri Drini Çaushi gjatë bisedës me mesfushorin e Partizanit Emiljano Vila është edhe ai i menaxherit të klubit verilindor, Naim Halili.

Në një prononcim për ‘Panorama Sport’, Halili është distancuar nga ky skandal dhe shprehet i gatshëm për tu përballur me ligjin.

“Në lidhje me shkrimin që më është përmendur emri mua, dua t’i bëj me dije gjithë opinionin publik dhe sportdashësve kuksiane se si menaxher i klubit të Kukësit nuk kam asnjë lidhje me personin në fjalë për këto tema, ndaj distancohem totalisht. Ju siguroj që nuk ka shanse që me Safet Gjicin të diskutohen gjëra të tilla. Në fakt nëse do të ishte ajo hipoteza që menaxheri Çaushaj thoshte, gjithmonë nëse është e vërtetë, pse unë duhet që të çoja ndërmjetës!? As e kemi bërë një gjë të tillë në këto 5 vite, as nuk ka shanse të ndodhë. Kemi kaluar turet në kupat e Europës kemi qenë fitues të Kupës së Shqipërisë, kemi qenë konkurrentët kryesorë për titullin kampion në Shqipëri, por kjo s’ka ndodhur kurrë, sepse Kukësi luan vetëm në fushë dhe jo jashtë saj. Madje ka edhe vlerësime nga raporte të ndryshme të UEFA-s dhe FIFA-s për ndershëmrinë dhe arritjet e Kukësit. Sa për mua unë kontaktoj shpesh herë me menaxherë dhe agjentë futbollistësh, por ska shanse të kem bërë biseda të tilla. Unë përballem me këdo dhe me çfarëdo në anë morale dhe ligjore”, u shpreh ai.

/ SYRI.net /

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco