Napoli jep 7 milion euro për transferimin e Milot Rashicës

Napoli jep 7 milion euro për transferimin e Milot Rashicës

20:22, 27/04/2017

Milot Rashica po luan me mjaft sukses edhe stinorin e tij të dytë me Vitessen.

Por ky stinor mund të jetë i fundit për talentin e madh kosovar pasi ai po ndiqet nga shumë skuadra të njohura evropiane.

E përditshmja italiane, CorrieredelloSport ka shkruar se gjiganti italian, Napoli po insiston për transferimin e Rashicës në verë.

Rashica ka shkëlqyer me asistimet dhe golat e tij me Vitessen këtë edicion duke e udhëhequr ekipin e tij drejt një pozite që i dërgon në Ligën e Evropës.

Napoli për transferimin e Rashicës thuhet se ka gati rreth 7 milion euro.

Gjithsesi interesim për talentin e Përfaqësueses së Kosovës ka shfaqur edhe gjiganti holandez Ajax.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco