Torres presion Realit: Atletico do shkruaj historinë në Champions League

Torres presion Realit: Atletico do shkruaj historinë në Champions League

19:05, 27/04/2017

Atletico Madrid dhe Real Madrid do të ndeshen mes vete në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe kjo sfidë nuk është e para për këto dy skuadra.

Skuadra nga Vincente Calderon është mposhtur në dy finale të Ligës së Kampionëve nga “Mbretërit” dhe tani kërkon lavdinë dhe hakmarrjen ndaj Realit.

Sipas sulmuesit të Atleticos, Torres, Reali është favorit kundër gjithë skuadrave, por skuadra e tyre do provojë të shkruaj historinë dhe të fitoj Ligën e Kampionëve, trofe që tifozët e janë duke e pritur që 100 vite.

“Real Madridi është favorit kundër të gjithëve, është një stimul më shumë për ne, por ne e dimë se kush jemi”, ka thënë fillimisht Torres për Marca.

“Ne mund të konkurrojmë kundër të gjithëve dhe nuk kemi frikë nga askush. Do të jetë shumë e vështirë, por me inkurajim mund të arrijmë gjithçka”, përcjell Telegrafi.

“Një minutë mund të ndryshojë gjithçka. Në atë ndeshje [Barcelona kundër Chelsea] nuk isha titullar dhe në fund e shënova golin fitues”.

“Ne kemi privilegjin të jemi në gjendje të shkruajmë faqe në historinë e Atleticos që ende nuk janë shkruar”.

“Ne mund t’u japim njerëzve të Atleticos diçka që kemi ndjekur për 100 vjet”, përfundoi sulmuesi i madh spanjoll. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco