Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

FOTO/Transferimi i Neymar, presidenti i Barcelonës gjykohet për mashtrim dhe korrupsion

FOTO/Transferimi i Neymar, presidenti i Barcelonës gjykohet për mashtrim dhe korrupsion

18:53, 27/04/2017

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, do të gjykohet për mashtrim dhe korrupsion mbi nënshkrimin e Barcelonës nga Neymar në kohën ku u trasferua nga Santos pasi apeli i tij i fundit dhe përfundimtar u refuzua.

Nënshkrimi i brazilianit në vitin 2013 ka qenë prej kohësh një subjekt i komplikuar, lidhur me tarifën e transferimit që klubi katalanas ka paguar.

Rasti aktual është sjellë përpara nga zinxhiri i supermarketit brazilian DIS, i cili zotëronte 40 për qind të të drejtave të Neymar para shitjes së tij tek barcelona në vitin 2013 dhe pretendon se ata duhet të paguajnë më shumë nga shitja e tij.

Barca fillimisht pretendoi se ata kishin paguar 17.1 milionë euro, por një ankesë e bërë nga një anëtar i klubit nxiti një çështje ligjore që zbuloi se klubi i kishte i paguar atij 40 milion euro në paga, duke çuar në një zgjidhje jashtë gjykatës dhe dorëheqjen e Sandro Rosell . Megjithatë, pasuesi i tij, Bartomeu, zbuloi se Barca në fakt kishte paguar 86.2 milion euro.

Gjykata zbuloi në shkurt se Neymar do të gjykohet për pjesën e tij në mashtrimin e dyshuar, dhe tani Bartomeu do të akuzohet gjithashtu për korrupsion.

Zyra e prokurorisë thotë se marrëveshja ndryshoi "tregun e lirë të lojtarëve të futbollit duke parandaluar lojtarin të hyjë në treg në përputhje me rregullat e konkurrencës së lirë".

Po ashtu u tha nga seanca se "mundësia e kryerjes së një krimi të korrupsionit midis individëve është i dukshëm".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco