ZYRTARE/ Coman nënshkruan me Bajernin

ZYRTARE/ Coman nënshkruan me Bajernin

16:21, 27/04/2017

Bajerni i Mynihut e ka konfirmuar blerjen e Kingsley Coman.

Sulmuesi anësori Kingsley Coman ishte huazuar për dy milionë euro në vitin 2015 në Bayern Munich nga Juventus, me mundësi blerje për 19 milionë euro.

Këtë mundësi e ka shfrytëzuar skuadra gjermane, e cila njofton se Coman ka nënshkruar deri në vitin 2020.

“Bayern Munich ka arritur marrëveshje me Juventusin për Kingsley Coman. 20 vjeçari, i cili u huazua nga Juvetnus në vitin 2015, do të mbetet në Bayern deri në fund të këtij edicioni. Kontrata e re e Coman përfundon me 30 qershor të vitit 2020”, thuhet në njoftimin e Bayernit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco