ZYRTARE/ Luciano Moggi firmos për Partizanin, ja roli i tij ...

ZYRTARE/ Luciano Moggi firmos për Partizanin, ja roli i tij ...

13:50, 27/04/2017

Një lajm befasues vjen nga klubi i Partizanit. Ish-drejtori sportiv i Juventusit, Luciano Moggi ka arritur edhe një marrëveshje bashkëpunimi me klubin e njohur shqiptar.

Në një takim me presidentin Gaz Demi, është arritur marrëveshja e bashkëpunimit ku Moggi do të jetë këshilltar i presidentit të të kuqve, ndërkohë që ai do të jetë i pranishëm me këtë rol të ri që në derbin e nesërm ndaj Tiranës.

Njoftimi i plotë i Partizanit:

Klubi njofton arritjen e marrëveshjes së bashkëpunimit me Luciano Moggi-n , ish drejtues i klubeve më prestigjoze në arenën ndërkombëtare. Konsulenca e Z. Moggi te Partizani do të jetë prezente për 3 vitet e ardhshme dhe do të konsistoj në një bashkëpunim në të gjitha fushat, specifikisht të atyre teknike,organizative dhe marketing. Nëpërmjet kësaj marrëveshje, falë eksperiencës dhe aftësive që Moggi zotëron, do ti mundësojë klubit ngritjen në nivele të larta suksesi jo vetëm në Shqipëri por edhe në arenën ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco