Plani 'Anchelotti' 100 mln Euro, Bajerni pranë lojtarit që po çmend Europën

Plani 'Anchelotti' 100 mln Euro, Bajerni pranë lojtarit që po çmend Europën

14:23, 26/04/2017

Bajerni i Mynihut do t’i besojë më shumë Carlo Anchelottit i cili po përgatitet që gjatë verës të kryejë një merkato të madhe.

Sipas të përditshmes gjermane “Bild Sport”, kampionët në fuqi janë të gatshëm që të bëjnë çmendurinë.

Mbappe, Griezmann, Dybala dhe Verrati janë katër emrat më të përfolur ku njëri prej tyre pritet të veshë fanellën bavareze.

Drejtuesit e Bajernit kanë bërë me dije se do të shpenzojnë 100 milionë euro për një futbollist në merkaton e verës.

Katër emrat e përmendur më lart janë ideal për të kompletuar Bayernin, dhe Lewandowskin në fazën e sulmit.

Nëse do të ndodhë, atëherë do të jetë jo vetëm blerja më e shtrenjtë e Bajernit por e gjithë klubeve gjermane, pasi askush më parë nuk ka shpenzuar kaq shumë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco