Lippi befason Europën: Ja kush e fiton Champions Leaguen

Lippi befason Europën: Ja kush e fiton Champions Leaguen

13:10, 26/04/2017

Ish-trajneri i Kombëtares së Italisë, Marcello Lippi është i bindur që këtë sezon Champions Leaguen e fiton skuadra e Juventusit.

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, fituesi i Kupës së Botës këmbënguli se “Zonja e Vjetër” ka arritur të tregojë vlerat e saj jo vetëm në Itali por edhe në Europë, transmeton SYRI.net.

“Ky Juventus nuk lë asgjë për të tjerët. Supremacia italiane nuk është në diskutim, më në fund kemi arritur vlerën tonë edhe në Evropë. Pa më të voglin dyshim Juventusi meriton të fitojë Champions Leaguen, Serie A dhe Kupën e Italisë. Kurrë më parë nuk kam pasur një besim kaq të madh për klubin e Juventusit. Tashmë futbolli italian është gjithnjë aty në një hap me Realin, Bajernin dhe Barcelonën. Juventus është e uritur për të fituar”, u shpreh ai.

Kujtojmë që më 3 maj Juventusi do të luajë kundër Monacos në ndeshjen e parë gjysmëfinaliste në Champions Leagues. / SYRI.net /

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

iliri27/04/2017 13:10

durohet rama pastaj po mori juvja kupen...

Shto koment

Denonco