Vrasja makabër, portieri brazilian rikthehet në burg

Vrasja makabër, portieri brazilian rikthehet në burg

12:51, 26/04/2017

Hapen sërish dyert e burgut për portierin brazilian Bruno Souza, i cili në Marsin e vitit 2013 u dënua me 22 vjet heqje lirie për vrasjen e ish të fejuarës, Eliza Samudio.

Portieri i skuadrës, Boa Esporte, në të shkuarën pjesë e Corinthians e Flamengo, pas katër viteve në burg fitoi përkohësisht lirinë në pritje të vendimit të një vendimi të ri nga një pane prej 5 gjykatësish, të cilët vendosën në favor të dënimit të futbllistit, i cili duhet të qëndrojë edhe 18 vjet pas hekurave për të kompletuar gjithë pjesën e mbetur të dënimit. 

I dënuar nga shkalla e parë e gjyqësorit me 22 vjet heqje lirie për vrasjen e të fejuarës, Eliza Samudio, portieri brazilian gjeti përkohësisht një klub ku të aktivizohej. Ai nënshkroi  një kontratë 2-vjeçare me skuadrën Boa Esporte që militon në Serie B të kampionatit Minas Gerais me shpresën e nisjes së një jete të re.

Vrasja e ish të fejuarës modele disa vjet më parë tronditi botën e futbollit dhe jo vetëm për shkak të makabritetit të kësaj ngjarjeje pasi kufomën e viktimës ai ua hodhi qenve duke zhdukur çdo provë por policia arriti ta kryqëzonte duke e çuar përpara gjykatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco