VIDEO/ Gjesti i dyshimtë i gjyqtarit para se të nxirrte kartonin e kuq në ‘El Clasico’

VIDEO/ Gjesti i dyshimtë i gjyqtarit para se të nxirrte kartonin e kuq në ‘El Clasico’

11:53, 26/04/2017

Falë golit të Lionel Messit në sekondat e fundit, Barcelona ka fituar 3-2 përballë Real Madridit.

Edhe këtë herë “El Clasico” si gjithmonë nuk ka përfunduar pa polemika pasi arbitri akordoi karton të kuq ndaj Ramosit i cili bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj Lionel Messit, transmeton SYRI.net.

Televizioni i mirënjohur amerikan “ESPN” ka publikuar disa pamje mjaft interesante pasi fillimisht arbitri Abel Hernandez nxori nga xhepi kartonin e verdhë por i imponuar nga protestat e shumta ai u detyrua të akordojë kartonin e kuq.

Për këtë moment gjyqtari nuk ka dhënë asnjë shpjegim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco