‘Monaco shkon në finale të Championsit’, -Deklarata që po çmend Juventusin

‘Monaco shkon në finale të Championsit’, -Deklarata që po çmend Juventusin

11:07, 26/04/2017

Mbrojtësi i Monakos, Kamil Glik këmbëngul se skuadra e tij nuk e ka arritur objektivin pasi do të kërkojë të mundë Juventusin për të prekur finalen e madhe të Champions Leagues.

Në një intervistë për “Tuttosport”, ish-kapiteni i Torinos ka paralajmëruar rreziqet që mund të vijnë nga Dybala dhe Higuain por ai premtoi se Monaco do të japë maksimumin për tu kualifikuar drejt finales, transmeton SYRI.net.

"Nuk do të jetë e lehtë, por nuk ka presion mbi ne. Unë mendoj se çdo ekip kërkonte Monacon në gjysmëfinale, por ne ende nuk kënaqemi me kaq. Mos u habisni kur të shikoni Monacon në finale pse jo të ngrejë edhe trofeun e Champions Leagues. Tani për tani kemi përballë Juventusin do të kërkojmë të bëjmë befasinë e madhe për të ecur përpara. Gjysmëfinalja? Dybala dhe Higuain janë shumë të rrezikshëm dhe ne do përpiqemi për t’i neutralizuar. Nuk kam fituar kurrë në stadiumin e Juventusit. Mos u habisni kur ju them që ne do të përpiqemi që të fitojmë në ndeshjen e parë dhe më pas të mendojmë për kalimin në finale”, u shpreh ai.

Kujtojmë që më 3 maj do të luhet ndeshja e parë gjysmëfinaliste mes Monacos dhe Juventusit. / SYRI.net /

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco