VIDEO/ Chelsea fiton thellë, shkon i sigurt drejt titullit

VIDEO/ Chelsea fiton thellë, shkon i sigurt drejt titullit

22:41, 25/04/2017

Chelsea ka arritur edhe një fitore të rëndësishme në rrugën drejt titullit kampion në Premier Ligë.

Ekipi i Antonio Contes ka mposhtur Southamptonin 4 me 2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 34 në Angli.

Eden Hazard hapi serinë e golave pas vetëm pesë minutash lojë. Oriol Romeu barazoi gjithçka në minutën e 24-të, para se Gary Cahill të kalonte sërish Chelsean në epërsi në fund të pjesës së parë. Në pjesën e dytë Diego Costa realizoi dy herë për të kompletuar “pokerin” e Chelseat. Në fund shënoi edhe Ryan Bertrand për 4 me 2.

Chelsea tani ka 78 pikë në krye të tabelës, shtatë pikë para ndjekësit të parë Tottenham Hotspur që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco