Balotelli drejt largimit nga Nice, nuk do ta besoni destinacionin e ri

Balotelli drejt largimit nga Nice, nuk do ta besoni destinacionin e ri

09:23, 23/04/2017

Mario Balotelli mund të largohet nga Nice për një përvojë të re te klubi turk, Galatasaray, shkruajnë mediat franceze.

Sulmuesi italian ka rigjetur formën e tij me klubin e Nice në Ligue 1, ku ka shënuar 15 gola në 24 paraqitje këtë sezon.

Kontrata e tij skadon në muajin qershor dhe Nice do të ketë të vështirë t’ia japë rrogën që sulmuesi dëshiron për ta mbajtur.

Në këtë mënyrë, disa klube kanë shprehur interesim për “Super Marion”. Në mesin e tyre është Galatasaray, bën të ditur RMC.

Madje përfaqësuesit e klubit turk janë takuar me agjentin e futbtollistit, Mino Raiola.

Në të kaluarën, Balotelli ka luajtur për klube si Inter, Manchester City, Milan e Liverpool. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco