Lajmi i fundit

I zhdukur prej një jave, gjyshja dorëzon në prokurori 3-vjeçarin nga Durrësi

Nedved befason me deklaratën e tij pas shortit të Championsit

Nedved befason me deklaratën e tij pas shortit të Championsit

12:56, 21/04/2017

Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për fazën gjysmëfinale të Champions Leagues. Fati i ka buzëqeshur Juventusit e cila peshkoi një kundërshtar më të lehtë në letër pikërisht, Monacon.

Legjenda e Juventusit, Pavel Nedved kërkon që lojtarët bardhezinj mos nënvlerësojnë kundërshtarin pasi ai ka paralajmëruar se Monaco është një ekip me shumë talente, transmeton SYRI.net.

"Të luash kundër një skuadre plot me talente të rinj që nuk kanë çfarë të humbasin është e rrezikshme. Në Ligën e Kampionëve duhet të bësh më të mirën tënde në çdo lojë dhe ky është synimi ynë. Në Barcelonë bëmë një gjë të madhe, por lojtarët tani janë të fokusuar që të fitojnë Kupën ", deklaroi zv.Presidenti i Juventusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco