Barcelona merr lajmin e hidhur para ndeshjes kundër Juventusit

Barcelona merr lajmin e hidhur para ndeshjes kundër Juventusit

14:03, 29/03/2017

Në prag të ndeshjes së parë kundër Juventusit, trajneri i Barcelonës, Luis Ernique ka marrë lajmin e keq nga infermieria pasi Arda Turan do të mungoj tri javë për shkak të një lëndimi.

Sipas të përditshmes spanjolle “Mundo Deportivo”, Arda Turan do të humbë dy ndeshjet kundër Juventusit për Champions League, transmeton SYRI.net.

Arda Turan ka pësuar një lëndim gjatë fitore së Turqisë ndaj Finlandës, në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Rusia 2018’.

Ngushëllues është fakti që turku do të jetë në dispozicion për “El Clasicon” e madhe të 23 prillit në “Santiago Bernabeu”. / SYRI.net /

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco