VIDEO/ Francë-Spanjë, teknologjia ‘shkatërron’ futbollin. Arbitri vendim të befasishëm

VIDEO/ Francë-Spanjë, teknologjia ‘shkatërron’ futbollin. Arbitri vendim të befasishëm

09:40, 29/03/2017

Megjithëse janë vendime të drejta, teknologjia po e shkatërron futbollin. Në miqësoren e djeshme mes Francës dhe Spanjës na u krijua iluzioni i një ndeshje tenisi ku teknologjia është primare në çdo vendim të gjyqtarit.

Tabloidi britanik “The Sun” ka publikuar golin e Francës që fillimisht u cilësua i rregullt, por pas komunikimit me regjinë që monitoron ndeshjen, gjyqtari kryesor ndryshoi vendim duke anuluar golin, transmetoin SYRI.net.

Nëse hyn në zbatim kjo lloj teknologjie me shumë mundësi arbitri anësor do të zëvendësohet shumë thjesht nga regjia e cila merr vendime të rëndësishme.

Në përfundim Spanja fitoi 2-0 miqësoren e luksit përballë Francës.

Më poshtë keni rastin e golit nga Antonie Griezmann ku më pas arbitri anuloi gjithçka. / SYRI.net /

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco