Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Hetimi i TIMS, frika e socialistëve

De Biasi pranon humbjen: Humbëm prej dy gabimeve individuale

De Biasi pranon humbjen: Humbëm prej dy gabimeve individuale

20:22, 28/03/2017

Pas humbjes ndaj Bosnjes në “Elbasan Arena”, Xhani De Biazi ka folur shumë pak për mediat. Për mikrofonar e SuperSport, trajneri i Kombëtares kuqezi deklaroi:

“Mund të them që rezultati më i drejtë do ishte fitorja jonë. E pësuam prej dy gabimeve individuale. Për gjithçka dhamë merituam fitoren”.

Katër humbje rresht? Janë humbje që e lënë shenjën, skuadra nuk është mirë moralisht, kemi mungesa dhe nuk kemi as fat. Luajtëm mirë, meritonim të fitonim ne, sepse prodhuam lojë dhe pësuam dy gola të evitueshëm, për gabime individuale.

Ndeshje për elementet e rinj, apo për fitore? Luajtën disa lojtarë që nuk kanë luajtur kohët e fundit. Miqësoret duhen për rezultate, por edhe për të provuar disa lojtarë për të ardhmen, sepse përndryshe humbasim kohën kot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco