FOTO/ Zbulohet formacioni i Shqipërisë kundër Bosnjës. De Biasi skemë sulmuese

FOTO/ Zbulohet formacioni i Shqipërisë kundër Bosnjës. De Biasi skemë sulmuese

09:50, 28/03/2017

Sot në orën 18:00 Kombëtarja shqiptare do të presë në “Elbasan Arena” Bosnje Hercegovinën.

Përballja miqësore pritet të jetë një test shumë i rëndësishëm për De Biasin i cili do të eksperimentojë me formacionin ku do të luhet me skemën sulmuese 4-4-2, transmeton SYRI.net.

Strakosha sërish pritet ta nisë ndeshjen si titullar, ndërsa në mbrojtje do të vendoset Hysaj, Veseli, Ajeti dhe Agolli.

Krahët e mesfushës do ti besohet dyshes Roshi-Hyka, ndërsa në qendër pritet të vendoset Memushaj-Kukeli.

Në sulm pritet ta nisin ndeshjen si titullar dy sulmuesit që po kalojnë formë më të mirë fizike Sadiku-Cikalleshi.

Gjatë ndeshjes pritet që tekniku italian t’i besojë shumë minuta talentit Eros Grezhda, ndërsa edhe Balaj pritet të marrë minutat e tij.

Ky është formacioni i mundshëm i Shqipërisë kundër Bosnje Hercegovinës. / SYRI.net /

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco