Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

FOTO/ 5 blerjet e Barcelonës me të cilat do ‘pushtojë’ futbollin botëror

FOTO/ 5 blerjet e Barcelonës me të cilat do ‘pushtojë’ futbollin botëror

16:39, 27/03/2017

Drejtues të Barcelonës po presin me padurim çeljen e merkartos së verës pasi pritet të bëjnë disa përforcime të bujshme.

Sipas agjencisë së lajmeve “Goal.com” katalanasit kanë si objektiv primar për të transferuar 5 lojtarë të mëdhenj, transmeton SYRI.net.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala; mesfushorin e PSG-së Maro Verratti; mesfushorin e Real Madridit, Isco; mesfushorin e Bajernit, Joshua Kimmich dhe atë të Liverpoolit, Philippe Coutinho.

Dybala do të zëvendësojë Neymarin i cili me gjasë do të transferohet në Premier League, ndërsa Verratti, Silva, Kimmich dhe Coutinho do ta forcojnë repartin i cili ka qenë pika e dobët e Barcelonës këtë sezon.

Barcelona deri tani ka bërë një database dhe të 5 lojtarët në total do të kushtojnë plot 375 milionë euro.

Italy | Marco Verratti | PSG | Mesfushor | €100 milionë euro

Argentina | Paulo Dybala | Sulmues | €105 milionë euro

Brazil | Philippe Coutinho | Liverpool | Mesfushor | €80 milionë euro

Germany | Joshua Kimmich | Bayern Munich | Mesfushor | €40 milionë euro

Spain | Isco | Real Madrid | Mesfushor | €50 milionë euro

/ SYRI.net /

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco