FOTO/ Zbulohet formacioni i Shqipërisë kundër Bosnjës. Befason De Biasi

FOTO/ Zbulohet formacioni i Shqipërisë kundër Bosnjës. Befason De Biasi

15:22, 27/03/2017

Më 28 mars (të martën) Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë një miqësore të rëndësishme kundër Bosnjës në “Elbasan Arena”.

Ekipi i drejtuar nga Ganni De Biasi pritet të bëjë një paraqitje të mirë për të lënë pas krahëve humbjen përballë Italisë.

Ndryshe nga përballja në Palermo, sulmuesi Armando Sadiku pritet ta nisë si titullar ndeshjen kundër Bosnjës e cila do të jetë një test i rëndësishëm për Ganni de Biasin.

Një tjetër befasi nga De Biasi pritet të jetë Eros Grezda i cili do ta nisë ndeshjen si titullar.

Është e përditshmja sportive “Panorama Sport” e cila ka publikuar formacionin e mundshëm që u provua gjatë stërvitjes së djeshme dhe pritet të aplikohet nesër në "Elbasan Arena".

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco