Granit Xhaka e tepron me këtë deklaratë të fundit

Granit Xhaka e tepron me këtë deklaratë të fundit

18:12, 24/03/2017

Granit Xhaka është kritikuar për "hiperbolizimin" që i ka bërë skuadrës së Arsenalit. I pyetur nga mediat gjermane për ambientimin te skuadra angleze, Xhaka ka folur në piadestal për skuadrën e tij pak ditë pas turpërimit nga Bayern Munchen. 

Madje Xhaka vazhdon të mendojë se Arsenal është në të njëjtin nivel me Bayernin.

"Kemi qenë të mërzitur nga eliminimi në Champions. Por, të fitoj ndaj Bayernit nuk ka qenë preokupim për mua sepse me Monchengladbachun e kemi mposhtur tri herë Bayern Munchenin. Megjithatë, ne jemi në të njëjtin nivel me bavarezët dhe duhet ta harrojmë këtë që na ka ndodhur" ka thënë Xhaka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco