ZYRTARE/ Donis Avdijaj merr leje nga FIFA, i gatshëm kundër Islandës

ZYRTARE/ Donis Avdijaj merr leje nga FIFA, i gatshëm kundër Islandës

12:06, 24/03/2017

Donis Avdiaj ka marrë dritën jeshile për ndeshjen me Islandën.

Talenti i skuadrës gjermane Schalke 04 ishte i vetmi lojtar që ende nuk dihej nëse do të mundte të luante me Kosovën.

Tashmë talenti kosovar ka marrë përgjigje pozitive prej Federatës Botërore të Futbollit dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e eliminatoreve të botërorit Rusia 2018.

Kështu ka thënë një burim i afërt me përfaqësuesen për Telegrafin.

“Donis Avdijan ka marr konfirmimin nga FIFA. Ai është në dispozicion të trajnerit Albert Bunjakut”, ka thënë burimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Alboz24/03/2017 13:12

Edhe kte e morri Kosova ,sna la fare neve ktej ,esht gjynaf mos te fitoj me gjith kta lojtar , Avdiaj,Rashica,Rahmani,Celina,Vojvoda. Po morren dhe Albian Ajetin pastaj do behet kocke e forte per cdo kundershtar

Shto koment

Denonco