Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

VIDEO/ Mamma mia....Mamma mia. Bomba e Sokol Cikalleshit që tronditi Italinë

VIDEO/ Mamma mia....Mamma mia. Bomba e Sokol Cikalleshit që tronditi Italinë

20:53, 23/03/2017

Ishte i veti që la gjurmë në ndeshje e parë historike. Me një super aksion personal tronditi shtyllën e Italisë dhe ky rast do të kujtohet gjithmonë. Sokol Cikalleshi ishte sulmuesi i vetëm që me një gjuajtje fantastike veçohet si rasti më ideal në ndeshje e para 3 viteve.

Një atmosferë e jashtëzakonshme mbretëroi në stadiumin “Luigji Ferraris” të Xhenovës mbrëmjen e Nëntorit të vitit 2014, ku Kombëtarja jonë, e mbështetur nga më shumë se 20 mijë tifoz kuq e zi zhvilloi një ndeshje miqësore historike me përfaqësuesen italiane të drejtuar nga trajneri Antonio Konte.

Entuziazmi ishte shumë i madh dhe prania e madhe e shqiptarëve në stadium tërhoqi edhe vëmendjen e medias italiane që e vlerësoi prezencën me nota maksimale. Mbrëmë, edhe pse skuadra jonë kombëtare humbi 1-0 ndaj Italisë, Xhenova fliste shqip, shprehur më mirë se në asgjë tjetër në ngjyrat kuqezi të stadiumit. Një prezantim europian i tifozerisë tonë, që ndryshe nga ajo serbe ndihmon dhe mbështet vetëm skuadrën.

Sokol Cikalleshi  u shndërrua në rrezik serioz për ekipin e Antonio Kontes, duke pasur raste të mira shënimi. Megjithatë, kulmi i pjesës së parë do të vinte në minutën e 36-të, kur gjuajtja e Cikalleshit që mori një top nga gabimi i mbrojtjes italiane u ndal në shtyllën e majtë pingule, pranë trekëndëshit të portës së portierit vendas, duke bërë që ekipi i Kontes të ishte me fat në këtë rast.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco