Buffon i frikësuar: Ja kujt i trembem tek Shqipëria

Buffon i frikësuar: Ja kujt i trembem tek Shqipëria

19:48, 23/03/2017

Portieri më i mirë në botë, Gigi Buffon, gjatë konferencës për shtyp, ka paralajmëruar shokët e tij të skuadrës që të tregojnë respekt maksimal për kombëtaren shqiptare dhe të kenë shumë kujdes.

Sipas tij Shqipëria, ka bërë mjaft progres gjatë këtyre dy viteve të fundit, duke theksuar se kuq e zinjtë janë një ekip kompakt.

“Duhet të tregojmë respekt maksimal ndaj Shqipërisë. Ata kanë një skuadër mjaft të fortë, e cila ka bërë një evolucion të pabesueshëm gjatë këtyre dy viteve të fundit. Ata janë një skuadër e fortë, dhe këtë e treguan edhe në Europianin e fundit. Shqipëria nuk ka elementë të veçantë, por ka një skuadër që duhet mundur dhe mund të na surprizojë nëse jemi të pavëmendshëm”, u shpreh Buffon.

Më tej Buffon ka theksuar se në ai dëshiron ta mbyllë karrierën e tij njëlloj si Zidane, duke i dhënë një goditje ndokujt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco