VIDEO/ Skandal seksual në Itali, përfshihen dy trajnerë dhe një arbitër

VIDEO/ Skandal seksual në Itali, përfshihen dy trajnerë dhe një arbitër

21:13, 20/03/2017

Policia italiane ka arrestuar një trajner futbolli në Torino, i skuadrës Atletico Nsc. Maicol Poerio, 20-vjeç i cili akuzohet se u kërkonte seks lojtarëve të tij në shkëmbim të një roli prej titullari në skuadër.

Por, në pranga ka rënë edhe një trajner 50-vjeçar, Gianfranco Dugo, që shfrytëzonte kolegun më të ri për të koleksionuar material pedo-pornografik. Detyrim paraqitje është vendosur edhe për një arbitër që me justifikimin për masazhe tonifikuese ka tentuar marrëdhënie seksuale.

Nisja e hetimeve mori shkas nga denoncimi për dhunë seksuale nga prindërit e një 16-vjeçari me pasion futbollin. Trajneri i tij, një 20-vjeçar torinez, e kishte ftuar të flinte në shtëpinë e tij pas stërvitjes atletike për një ndeshje të rëndësishme dhe me atë rast kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me 16-vjeçarin.

Hetimet e mëtejshme kanë bërë të mundur që policia të sigurohej se trajneri pasi kishte fituar besimin e futbollistëve të rinj, bisedonte në ‘chat’ me ta për t’i joshur me premtimin e një roli si titullar në skuadër ose favore të tjera personale, raportojnë mediat lokale.

Pesëmbëdhjetë viktima kanë konfirmuar dyshimet e policisë. Menjëherë pas kësaj policia arrestoi dy trajnerët. 20-vjeçari do të qëndrojë në arrest shtëpie, ndërsa i ndalohet kategorikisht përdorimi i çdo mjeti informativ për të komunikuar me jashtë.

 


 

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment