Mësohet data se kur do të luhet 'El Clasico'

Mësohet data se kur do të luhet 'El Clasico'

17:27, 20/03/2017

Drejtuesit e La Ligës publikoi datat dhe orën e ndeshjeve të javës së 32 dhe 33 nga ku mësohet se skuadra merenges dhe ajo katalanase do të masin forcat e tyre në orën 20:45 të 23 prillit.

Por përpara kësaj ndeshjeje, Real Madridit do të luajë në El Molinon ndaj Sporting Gijon më 15 prill, ndërsa Barcelona në të njëjtën ditë do të presë Real Sociedad në Camp Nou, ndeshje që do të luhet në 20:45.

Sfida mes Realit e Barcelonës pritet të përcaktojë jo pak fatin e këtyre dy skuadrave që janë në një luftë të hapur për titullin kampion të Spanjës, transmeton TCh.

Opsioni më i mirë si për Los Blancos ashtu edhe për katalanasit është marrja e 3 pikëve, pasi mund të vendosë shumë nëse ekipet e mbyllin sezonin me pikë të barabarta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco