Allegri i pangopur: Fitojmë edhe Kupën e Italisë

Allegri i pangopur: Fitojmë edhe Kupën e Italisë

16:17, 27/02/2017

Massimiliano Allegri nuk fshihet duke e shprehur qartë atë se cfarë kërkon nga gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë që e vendos Juventusin e tij përballë Napolit.

Luhet në Torino dhe bardhezinjtë duhet ta shfrytëzojnë në maksimum faktorin fushë në sfidën e vajtjes, sipas trajnerit livornez. Allegri i bëri një analizë edhe kampionatit.

”Roma është shndërruar në një skuadër serioze dhe shumë të fortë. Ne jemi në krye por duhet të fitojmë edhe shumë takime të tjera për të mbrojtur titullin. Tani rradhën e ka Kupa e Italisë dhe duhet të mendojmë për këtë kompeticion. Duam të shkojmë në finale për të tretin vit rradhazi. Do të kemi përballë, Napolin që pas humbjes ndaj Atalantës do të kërkojë të reagojë me cdo kusht. Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe ajo që duhet të bëjmë është të mos pësojmë gol”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco