Legjenda Zoff befason Juventusin: Ja klubi i ardhshëm i Donnarummas

Legjenda Zoff befason Juventusin: Ja klubi i ardhshëm i Donnarummas

16:08, 27/02/2017

Legjenda e Italisë, Dino Zoff ka folur me fjalë të mëdha për talentin e Milanit, Gianluigi Donnarumma i cili sipas tij në të ardhmen do të bëhet një portier i madh.

Në një intervistë për radion “Anch'io Sport”, ish-portieri i Juventusit zbuloi të ardhmen e Donnarummas, i cili sipas tij duhet të qëndrojë edhe për shumë vite te skuadra e Milanit, shkruan “Football-Italia”, transmeton SYRI.net

"Unë e shoh atë edhe më të mirë se veten time. Megjithëse është vetëm 18 vjeç, Gianluigi Donnarumma është duke bërë gjëra të mëdha. E ardhmja e tij është e hapur për një karrierë të shkëlqyer. Këshilla ime e vetme për të është që ai të qëndrojë me këmbë në tokë dhe do të ketë një të ardhme të madhe. E ardhmja? Unë mendoj se atij do t’i shërbejë më mirë për të qëndruar momentalisht te skuadra e Milanit. Më pas në një moshë më të pjekur ai mund ta vendosë të ardhmen edhe diku tjetër...Por ai tashmë është në një ekip të madh”, u shpreh 74-vjeçari.

Kujtojmë që ditën e sotme ishte agjenti i mirënjohur Mino Raiola i cili frikësoi skuadrën e Milanit me deklaratën e tij se Donnarummas ka nevojë për një klub të madh./ SYRI.net.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco