Ibra ndryshon klub? Deklarata e Raiolas frikëson Man.United

Ibra ndryshon klub? Deklarata e Raiolas frikëson Man.United

15:50, 27/02/2017

Agjenti i mirënjohur Mino Raiola ka frikësuar skuadrën e Manchester United pasi së fundmi ka thënë se Zlatan Ibrahimovic në fund të sezonit mund të largohet nga “Old Trafford”.

"Unë nuk e përjashtoj asgjë. Çdo gjë mund të ndodhë dhe ne do të shohim se çfarë do të vendosim”, u shpreh ai.

Suedezi megjithëse në një moshë 35-vjeçare ai është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme pasi renditet në mesin e golashënuesve më të mirë të këtij sezoni në Premier League.

Ditë më parë mediat britanike kanë shkruar se Ibra mund të largohet nga Manchester United vetëm nëse kjo e fundit nuk arrin të kualifikohet në Champions League.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco