Futbollisti Ilir Nallbani bëhet baba për herë të parë

Futbollisti Ilir Nallbani bëhet baba për herë të parë

14:50, 27/02/2017

Njëri nga futbollistët më të mirë që ka pasur kampionati kosovar, është padyshim edhe Ilir Nallbani. Ish-mesfushori i Besës së Pejës që tani po punon si trajner në klubin pejan, është bërë baba për herë të parë.

Iliri dhe Blerta kanë sjellë në jetë një djalë të cilin e kanë pagëzuar me emrin Malik.

Maliku është në gjendje të mirë shëndetësore ashtu si e ëma e tij, ndërsa Iliri pas lajmit dukej shumë i gëzuar derisa e ka postuar edhe një fotografi të të birit në rrjetet sociale.

Nallbani ka luajtur edhe jashtë Kosovës, me skuadrat shqiptare si Elbasani e Vllaznia e Shkodrës, ndërsa karrierë ka bërë edhe në Hungari.

34-vjeçari në Kosovë përveç fanellës së Besës së Pejës, ka bartur edhe atë të Lirisë dhe Trepçës ’89.

Telegrafi i uron jetë të gjatë dhe me shëndet Malikut të vogël. / telegrafi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco