Dy lojtarët e Kombëtares pjesë e formacionit të javës në Zvicër

Dy lojtarët e Kombëtares pjesë e formacionit të javës në Zvicër

13:33, 27/02/2017

Goli me vlerë tre pikësh për Luganon i ka siguruar Armando Sadikut përsëri praninë mes futbollistëve më të spikatur të javës në kampionatin zviceran të futbollit.

Futbollisti i përfaqësueses shënoi një gol të shkëlqyer me një gjuajtje nga jashtë zonës duke treguar se Lugano bëri mirë që i besoi atij duke e afruar në merkaton e janarit.

E përditshmja zvicerane “Blick”, për të dytën javë radhazi, e ka përfshirë Sadikun në formacionin ideal. “Lojtari i huazuar nga Zyrihu vendosi ndeshjen me një gjuajtje të fuqishme”, shkruan “Blick”, që këtë radhë nuk e ka lënë vetëm Sadikun, duke rreshtuar përkrah tij një tjetër emër të kombëtares shqiptare të futbollit.

Bëhet fjalë për Taulant Xhakën i cili është kthyer në liderin e ri të mesfushës së Bazelit, skuadër e cila marshon e pashqetësuar drejt titullit kampion të radhës në Zvicër. “Ai është bosi i mesfushës, ku rrallëherë humb një dyluftim”, shkruhet në përshkrimin për mesfushorin e talentuar shqiptar pas fitores 3-1 ndaj Luzernës.

Ndërkohë, në formacionin e dështimeve të javës ka përfundar mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Alban Pnishi. “Shkaktoi penalltinë e rezultatit 1-3 të Grasshoper ndaj Jang Bojz dhe nuk dukej aq mirë edhe te goli i dytë”, shkruhej në përshkrimin e tij për ndeshjen e humbur 3-2 nga Grasshoper./ panorama sport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco