FOTO/ Interi gati për të nënshkruar me trajnerin e urryer të 'San Siro'-s

FOTO/ Interi gati për të nënshkruar me trajnerin e urryer të 'San Siro'-s

12:30, 27/02/2017

Drejtuesit e rinj të Interit, “Suning Group” kanë nisur kontaktet me Antonio Conten për ta rikthyer sërish në Itali por këtë herë nën drejtimin e skuadrës zikaltër.

Sipas gazetës italiane “La Repubblica”, pas suksesit me Chelsean Antonio Conte në fund të sezonit pritet të largohet me lavdi nga “Stamford Bridge”, transmeton SYRI.net.

“Conte ka mbetur shumë i pakënaqur me faktin që presidenti Roman Abramovich vendos për buxhetin dhe për futbollistët që dëshiron të blejë në merkato”, shkruan “Football-Italia”.

Situata mesa duket mund të qartësohet në javët në vijim, por do të jetë e vështirë që Conte të vendos të rikthehet në Itali, ndërsa pronarët e rinj të enterit për prishjen e kontratës duhet të paguajnë plot 30 milionë euro.

Kujtojmë që Conte ka një kontratë të vlefshme me Chelsean deri në verën e vitit 2019./ SYRI.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco