Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

Ardjan Takaj: Skënderbeu fiton titullin, Daja i duhuri

Ardjan Takaj: Skënderbeu fiton titullin, Daja i duhuri

12:26, 27/02/2017

Nga gara për titullin kampion te rivaliteti në kampionat. Për të vazhduar me vlerësimin për trajnerin Daja dhe investimet e rëndësishme në kampionatin shqiptar. I ftuar në emisionin Zona Gol të Alban Xhihanit në Supersport, presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj foli për të gjitha temat e nxehta të kampionatit. Me korçarët të rikthyer në krye të renditjes, së bashku me Kukësin, Takaj u shpreh i kënaqur me lojën, por edhe rezultatin e veri-lindorëve me Partizanin.

Kukësi Partizani ishte ndeshje kartoline qe me pelqeu, me pelqeu edhe rezultati. Ishte nje ndeshje shume e bukur, shume e luftuar. Me pelqeu ahume si ndeshje. Ajo tregoi se do te jemi dy rivale te denje per titullin kampion. Jemi ne nje moment qe te gjithe bejne llogarite dhe ai qe do te gabohe me pak di te fitoje titullin.”

Në një sezon ku 9 skuadra janë në garë, presidenti i Skënderbeut e cilësoi këtë si një kampionat tejet të fort, ku nuk ka skuadra të dobta apo fitore të sigurta.

“Kampionati eshte shume i fort sepse nuk mund te thuash qe kam fitore te sigurt diku apo qe te mendosh se i ke piket te fituara edhe ne fushen e vendit te fundit. Po te besh analizen e kampionatit gabon nese mendon se ka ekipe te dobta. Edhe skenderbeu edhe rivalet piket i kane lene atje ku mendoheshin ndeshje te dobta.

Për temën e trajnerëve, Takaj e vlerësoi Agostinellin si një teknik të mirë, por jo të duhurin për filozofinë e kampionëve të Shqipërisë, ndërsa me Ilir Daja në stol korçarët rigjetën filozofinë e tyre.

Daja e ka kthyer Skenderbeun ne nivelin e viteve te kaluara, ka ndryshuar shume loja menyra e sulmit dhe e mbrojtjes. Daja po punon shume mire. Eshte kthyer besimin te loja. Daja eshte i pershtatshem. Daja rinovimi? Nuk jam person qe jap ultimatume. Objektivi i dajes eshte titulli, por edhe ne rast se nuk realizohet kjo nuk e vendos largimin e trajnerit. Kampionati ka rfhe fatin brenda.

Nga lufta në kampionat te ambiciet në Kupën e Shqipërisë, pas gjashtë titujve radhazi, në Korçë besojnë se ky është viti i duhur për ti fituar të dy trofetë.

Mendoj qe do jemi shume te forte, deri ne fund dhe qe do jemi ne kampionet e shqiperise. Kampionati eshte ne baze te merites. Eshte viti i duhur  ti synojme dy trofete. Kupa eshte nje objektiv i ketij sezoni.

 

Takaj zbuloi edhe shifrat e konsiderueshme që investohen në kampionatin shqiptar dhe formulën e gjetur nga Skënderbeu për ti kthyer klubet e futbollit në ndërmarrje fitimprurëse.

“Nuk po behem i pasur nga futbolli sepse shpenzimet jane te medha. Une kam hapur nje dere per futbollin tone, duke bere te mundur dicka qe me pare ishte e pamundur. Te gjitha ekipet shqiptare duan te ndjekin rrugen e skenderbeut. Do te ketkojme serish grupet e Europa League apo pse jo te Championsit. Sa shpenzohet per ekip fitues? Shifrat per nivele ne dy vendet e para duhet te kalojne ne 1,2 apo 1,3 milione euro. Skenderbeu i ka pasur edhe me te larta sepse kemi pasur shpenzime me shume. Objektiv nuk mund te jete vetem marrja e nje titulli pasi shpenzimet jane me te medha se fitimet nga UEFA apo FSHF. Nëse fiton kampionatin dhe eliminohesh ne turin e pare ne Europe nuk ke fituar asgje, vetem mbulohet nje pjese e shpenzimeve.”

Presidenti i Skënderbeut i është përgjigjur edhe akuzave për fitore të lehta ndaj Luftëtarit e Vllaznisë, ndërsa tha se pavarësisht nëse skuadra e fiton titullin apo jo në fund, në skuadër nuk do të ndodhë asgjë.

Ndeshjet e lehta me ekipe me mungesa? Sa here qe ne luajme ka shume komente. Po te marrim 36 ndeshje do te kete edhe keshtu, sic ka pasur mungesa te skenderbeu apo edhe ekipet e tjera. A eshte nje rinisje e kampionatit kur kane mbetur 13 jave? Rivaluteti eshte shume i madh. Nese nuk shpallemi kampione nuk do te ndodhe asgje. Por ne jemi te bindur te ekipi dhe stafi qe do te fitoje.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco