Shkarkimi i Ranierit nga Leicester/ Zbulohen emrat e 4 ‘tradhtarëve’

Shkarkimi i Ranierit nga Leicester/ Zbulohen emrat e 4 ‘tradhtarëve’

14:02, 25/02/2017

Largimi i Claudio Ranierit ka ndezur një debat të ashpër në Angli dhe jo vetëm. Bota e futbollit është rreshtuar menjëherë në krah të trajnerit kampion që bëri historinë me Leicester City, ndërsa mediat publikojnë detajet e para të asaj çfarë ndodhi në klubin e “Dhelprave” ku presidenti preferoi të priste kokën e trajnerit italian.

Heroi i sezonit të shkuar, sulmuesi Jamie Vardy është mes njerëzve të akuzuar për “tradhtinë” ndaj trajnerit të tij.

Sipas “The Times”, ishte pikërisht Vardy që shtyu drejtuesit e klubit të merrnin vendimin. Gjithsesi, pesha e fajit nuk rëndon vetëm te sulmuesi anglez sepse në sipërfaqe dalin edhe tre emra të tjerë të rëndësishëm dhe me shumë influencë në dhomat e zhveshjes. Bëhet fjalë për portierin danez Kasper Schmeichel dhe Wes Morgan e Marc Albrighton.

4 senatorët kanë takuar presidentin Vichai ku i kërkuan shkarkimin e trajnerit. Kjo konfirmohet edhe nga rrjetet sociale ku 4 lojtarët e sipërpërmendur publikuan në Tëitter letra të hapura ku falënderuan lamtumirën e Ranierit, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës e hutuar nga largimi i tij nuk e bëri një gjë të tillë. Mediat e tjhera shkojnë edhe më tej duke e drejtuar gishtin e akuzës ndaj pronarëve që mesa duket nuk janë më pak bashkëpunëtorë në këtë që tabloidet e cilësojnë “krim”. Gjithsesi, Ranieri ka në krahun e tij mbështetjen e botës së futbollit pasi në Angli pjesa më e madhe e trajnerëve dhe lojtarëve janë pozicionuar në favr të tij, duke nënvizuar njëzëri se shkarkimi i njeriut që bëri historinë në klubin e vogël të Leicesterit, është një padrejtësi e madhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco