Mino Raiola 'kërcënon' Balotellin: Do ia pres gjuhën

Mino Raiola 'kërcënon' Balotellin: Do ia pres gjuhën

11:06, 25/02/2017

Pas kartonit të tretë të kuq të marrë në këtë sezon, si pasojë e disa fjalëve të tepërta karshi gjyqtarit në ndeshjen kundër Lorient, Mino Raiola provon të bëj shaka për mënyrën si do të verë në rresht, Mario Balotelli-n.

“Kam gjetur një zgjidhje, do t’i pres gjuhën, – tha menaxheri për një emision radiofonik. – Për të luajtur futboll nuk ka nevojë për gjuhën. Por nëse më duhet të flas seriozisht them se Mario ka bërë një gabim të madh. Nuk ka justifikime, është diçka që ai e di vetë se duhet ta përmirësojë. Aktualisht është i trishtuar që ka lënë ekipin në baltë dhe për veten e tij që nuk bëri një figurë të mirë.

“Më ka ofenduar disa herë anglisht. Nuk dua të them se çfarë më tha, por është një sharje klasike, e përsëritur, që nuk mund ta toleroja,” – shpjegoi gjyqtari Chapron, “viktimë” e ofendimeve të “SuperMario”.

Sulmuesi, i përfunduar në qendër të kritikave, ia hodhi me një javë skualifikim dhe do të kthehet në dispozicion të skuadrës së Nice, më 4 mars, për ndeshjen kundër Dijon.

Menaxheri i tij Raiola shtoi: “Eshtë ende shpejt për të folur për të ardhmen. Gjëja kryesore është që Balotelli të bëj një punë të mirë në këto tre muaj. Për mendimin tim, e ardhmja e tij vendoset javë pas jave, ndeshje pas ndeshje”. /TS 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco