Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

FOTO/ Kampioni shqiptar që po bën bujë në Amerikë në sportin e arteve marciale

FOTO/ Kampioni shqiptar që po bën bujë në Amerikë në sportin e arteve marciale

20:12, 24/02/2017

Adrian Hadribeaj është sportisti shqiptar që po bën karrierë të suksesshme në Amerikë. I njohur me nofkën “The Eagle”, Adriani ka fituar zemrat e shqiptarëve në Amerikë dhe në përgjithësi të amerikanëve me sukseset e tij në artet e miksuara marciale i njohur si MMA. 

Ish kampioni I ballkanit në karate me Shqipërinë, nënkampioni i Evropës dhe botës vendosi që gjashtë vite më parë të marrë rrugën e largët të Amerikës për të nisur një jetë të re me suksese të reja. 

 Në shtatë përballjet e para në MMA si amator arriti shtatë fitore, që të gjitha me nokaut. Ky sukses i mundësoi atij që menjëherë të futet në profesionalizëm.  Hadribeaj u bë idhull i shumë njerëzve të këtij sporti të popullarizuar në SHBA. 

Në tetë përballjet në profesionalizëm, Adriani arriti që të shënojë shtatë fitore dhe një humbje. Në përballjen e fundit që e kishte javën e kaluar, Adriani arriti ta mposhtë kundërshtarin e njohur në këtë sport, Scott Futrell me vendim të gjyqtarëve. 

Pas kësaj fitoreje, sportisti shqiptar është gati për një përballje tjetër të madhe të cilën e ka aranzhuar me datë 29 prill të këtij viti. 

I kontaktuar nga Indeksonline, Hadribeaj ka thënë se i është borxh publikut shqiptar në Amerikë të cilët e mbështesin vazhdimisht. 

Krenarija e sportit shqiptar premton fitore edhe në përballjen e prillit duke thënë se është duke u përgatitur maksimalisht për këtë.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco