‘Plas’ te Juventusi, Allegri ultimatum për drejtuesit e skuadrës

‘Plas’ te Juventusi, Allegri ultimatum për drejtuesit e skuadrës

13:09, 24/02/2017

Pas sherrit me Leonardo Bonuccin, trajneri Massimiliano Allegri thuhet se ka lëshuar një ultimatum për drejtuesit e Juventusit duke i thënë “Unë ose ai në skuadër”.

Situata nuk duket aq e qetë sa është raportuar nga Juventusi pasi në të vërtetë vazhdojë prapaskenat mes trajnerit dhe lojtarit në fjalë, shkruan “Football-Italia”, transmeton SYRI.net.

Sipas të përditshmes italiane “Gazzetta dello Sport”, marrëdhëniet mes Allegrit dhe Bonuccit janë drejt divorcit pasi të dy palët nuk mund të bashkëpunojnë në një skuadër.

Kujtojmë që përplasja e famshme mes Bonuccit dhe Allegri ndodhi pas fitores 4-1 kundër Palermos ku të dy palët kanë shkëmbyer fjalë ofenduese.

Klubi i “Zonjës së Vjetër” mori një vendim penalizues për Bonuccin që nuk luajti në ndeshjen kundër Portos të vlefshme për Champions League./ SYRI.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco