Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Ja skuadrat që janë kualifikuar për në raundin tjetër të Evropa Ligës

Ja skuadrat që janë kualifikuar për në raundin tjetër të Evropa Ligës

23:25, 23/02/2017

Dje dhe sot u zhvilluan të gjitha takimet ku sollën 15 skuadra kualifikuese.

Të parët që siguruan kualifikimin ishin: Krasnodar, Schalke dhe Manchester Unitedi që ndryshe nga vitet tjera ndeshjet e tyre i zhvilluan ditën e mërkure.

Ndërsa sonte, u kompletuan edhe 12 ekipe kualifikuese me shumë befasi. Një ndër befasitë dhe ndeshjes më interesante ishte ajo Fiorentina dhe Borussia Monchegladbach që kjo e fundit eliminoi italianët në shtëpi.

Poashtu, fitore “befasuese” arriti edhe Genti i Belgjikës që eliminoi ekipin më në formë në Angli, Tottenham Hotspur.

Më poshtë gjeni ekipet që janë kualifikuar tutje në Evropa Ligë, ndërsa vlen të theksohet se shorti për fazën tjetër hidhet nesër nga ora 13:00.

Krasnodar, Schalke, Manchester United, Olimpiakos, Ajax, Apoel, Roma, Besiktas, Anderlecht, Copenhagen, Borissia Monchengladbach, Genk, Lyon, Rostov, Gent

Ndeshja mes Shakhtar Donetsk dhe Celta Vigos është duke u zhvilluar dhe ekipet kanë shkuar në shtesë..

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco