Gasperini befason Europën: Ja rezultati i ndeshjes Napoli-Real

Gasperini befason Europën: Ja rezultati i ndeshjes Napoli-Real

14:18, 23/02/2017

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini beson që skuadra e Napolit do të përmbysë ndeshjen kundër Real Madridit për Champions League.

Në një intervistë për “Neapolitan Il”, Gasperini theksoi që Napoli në “San Paolo” do të fitojë me rezultatin 2-0, shkruan "Football-Italia, transmeton SYRI.net.

"Sarri dhe Aurelio De Laurentiis? Kjo situatë i ka dhënë më shumë fokus dhe përqëndrim skuadrës së Napolit. Vlerat e Sarrit mbeten të pandryshuara, ndoshta De Laurentiis është vetëm duke u përpjekur për të krijuar presion pozitiv. Kualifikimi? Sigurisht nuk do të jetë e lehtë për Napolin, por unë besoj që Reali do të mundet 2-0 në “San Paolo”. Lojtarë si Lorenzo Insigne dhe Marek Hamsik të zgjidhin ndeshjen”, u shpreh ai.

Kujtojmë që ndeshja e parë ka përfunduar me rezultatin 3-1 ndërsa përballja e kthimit do të luhet më 7 mars./ SYRI.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco