FOTO/ Revolucion te Barcelona, Enrique ndryshon formacionin tradicional

FOTO/ Revolucion te Barcelona, Enrique ndryshon formacionin tradicional

11:55, 23/02/2017

Pas humbjes turpëruese 4-0 përballë PSG-së dhe ndeshjes së dobët kundër Leganes, trajneri i Barcelonës Luis Enrique ka bërë një ndryshim të madh në formacionin e katalanasve.

Skema taktike 4-3-3 e ka lënë në baltë teknikun spanjoll i cili në ndeshjet e ardhshme pritet të luajë me një tjetër renditje, shkruan “Goal.com”, transmeton SYRI.net.

Natyrisht ndryshimi i skemës është konfirmuar edhe nga Enrique.

"Natyrisht ju nuk po e shikonin nga afër, sepse ne kemi ndryshuar nga 4-3-3 në 4-2-3-1", u shpreh ai.

Kujtojmë që kohët e fundit Luis Enrique është përfolur se në fund të sezonit do t’i japë lamtumirë skuadrës së Barcelonës./ SYRI.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco