Deklarata që po trazon Spanjën. Legjenda e Barcelonës zbulon të ardhmen e Messit

Deklarata që po trazon Spanjën. Legjenda e Barcelonës zbulon të ardhmen e Messit

13:31, 22/02/2017

Legjenda e Barcelonës, Hristo Stoichkov ka befasuar të gjithë Europën pasi ka thënë se Lionel Messi para 6 muajve ka rinovuar kontratën me klubin katalanas.

Ish-sulmuesi bullgar në këtë mënyrë ka hedhur poshtë zërat e mediave të cilat kanë përfolur një largim të Messit nga “Camp Nou”, shkruan “Sport.es”, transmeton SYRI.net.

“Përse nuk festoi në fundjavë Messi? Arsyeja është e thjeshtë për shkak të presionit të madh pas humbjes ndaj PSG-së. Nuk ka asnjë arsye tjetër që është përfolur shumë në media. Rinovimi? Messi para 6 muajve ka rinovuar kontratën me Barcelonën”, u shpreh shkurtimisht ai.

Pas kësaj deklarate në Spanjë po hidhen hipoteza se mes dy palëve është arritur marrëveshja por zyrtarizimi ende nuk është bërë publik.

Kujtojmë që zyrtarisht Messi ka edhe 16 muaj kontratë me Barcelonën./ SYRI.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco