Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

FOTO/ Mediat greke zbulojnë talentin shqiptar Daniel Cjapi. Greqia e josh me pasaportë, familja pret ftesën nga Shqipëria

FOTO/ Mediat greke zbulojnë talentin shqiptar Daniel Cjapi. Greqia e josh me pasaportë, familja pret ftesën nga Shqipëria

19:38, 13/02/2017

Daniel Cjapi quhet talenti shqiptar që shkëlqen në Greqi. Vetëm 18-vjeç, djaloshi shqiptar është zbuluar nga mediat greke si një sulmues me të ardhme që Kombëtarja greke mund ta afroj në ekipin U-19. Talenti Cjapi është lindur në Greqi  më, 15.12.1998, nga dy prindër shqiptar dhe po rritet në shtetin helen si futbollist.

Ai luan si sulmues krahu dhe me skuadrën e Artës po bëhet protagonist në çdo ndeshje me golat e tij. Gazeta greke “artagoal.gr” shkruan se Cjapi në ndeshjen e fundit që ka zhvilluar ka shënuar gol që në minutën e 3’ të ndeshjes, ku pas një krosi në zonë ka shënuar me kokë.

Talenti Daniel Cjapi në merkaton e verës pritet ti bashkohet skuadrës së Pas Janinës në superligën greke, skuadrën ku luan aktualisht, mbrojtësi i Kombëtares, Andi Lila. Mediat greke bëjnë më dije se talenti shqiptar po kërkohet me ngulm që të luaj për Greqinë po deri tani familja e tij nuk ka pranuar.

Trajneri i Kombëtares U-19, Erion Bogdani, pritet që në ditët në vijim të kontaktoj me talentin shqiptar për ta afruar ne ekipin kombëtar.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco