Niang shumë pranë largimit nga Milani

Niang shumë pranë largimit nga Milani

18:09, 24/01/2017

Trajneri Vincenzo Montella ka konfirmuar se sulmuesi M’Baye Niang është duke vlerësuar disa oferta për largim nga klubi dhe se nuk do të ftohet për ndeshjen kundër Juventusit.

Francezi është duke menduar seriozisht për një ofertë të Genoas dhe për këtë do të lirohet për ndeshjen kundër Juventusit.

“E vërteta është se lojtari – së bashku me klubin – janë duke analizuar një ofertë për ndërrim ekipi”, ka thënë Montella në konferencën për media.

“Ai nuk do të ftohet, për t’i dhënë qetësi para se të vendos për të ardhmen. Ai ishte gjithmonë i gatshëm që prej fillimit, prandaj po mendon të përmirësohet që ta menaxhojë më mirë talentin e tij”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco