Flamurtari me mungesa të rëndësishme përballë Skënderbeut

Flamurtari me mungesa të rëndësishme përballë Skënderbeut

15:25, 24/01/2017

Flamurtari synon të marrë pikë në Korcë këtë të Shtunë kur të përballet me Skënderbeun. Objektivi i vlonjatëve është ta nisin me këmbën e mbarë vitin 2017, por misioni për të bërë rezultat përballë kampionëve në fuqi në transfertë do të jetë shumë i vështirë për të besuarit e trajnerit Gentian Mezani.

Kjo edhe për faktin se Flamurtari do të ketë disa mungesa të rëndësishme në sfidën ndaj formacionit të Ilir Dajës. Kuqezinjtë nuk do të kenë mundësi të mbështeten te lojtari i tyre më i rëndësishëm në repartin e avancuar Danilo Alvesh.

Sulmuesi brazilian ka plotësuar numërin e 3 kartonëve të verdhë dhe është i skualifikuar për takimin ndaj Skënderbeut. Mungesë e sigurtë është edhe ajo e mesfushorit malazez Radovic, i cili vazhdon të vuajë një dëmtim që e pengoi të ishte pjesë e skuadrës edhe në minifazën përgatitore të dimrit në Antalya.

Me shumë mundësi në duelin ndaj skuadrës korçare do të mungojnë edhe qendërmbrojtësi kosovar Ilir Berisha, i cili nuk është riaftësuar ende plotësisht nga dëmtimi.

Në mbrojtje në dyshim është edhe lojtari i ri talentuar Arbri Beqaj dhe nëse edhe 18-vjeçari nuk ia del të jetë gati në kohë për takimin e të Shtunës, do të shtoheshin dhimbjet e kokës për trajnerin e Flamurtarit Mezani.

Ndërkohë sipas të gjitha gjasave Donjet Shkodra që është edhe një nga lojtarët që ka spikatur më shumë te Flamurtari gjatë pjesës së parë të sezonit, do të jetë i gatshëm./ Supersport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco