Ekuban te Fenerbahçe? ‘Bomberi’ i Partizanit flet për të ardhmen

Ekuban te Fenerbahçe? ‘Bomberi’ i Partizanit flet për të ardhmen

13:47, 24/01/2017

Sulmuesi Kaleb Ekuban ka tërhequr vëmendjen e klubeve të rëndësishëm falë paraqitjes së tij në miqësoren ndaj Fenerbahçes.

Në një intervistë për mediat italiane, bomberi i Partizanit ka theksuar se ndihet i lumtur me klubin aktual por nuk ka hedhur dritë nëse do të rinovojë ose jo kontratën e cila i skadon në qershor.

“Unë do të jem këtu deri në përfundim të kontratës time me të Kuqtë e cila skadon në qershor, më pas të shohim se çfarë do të ndodhë, por për momentin jam i përqendruar ashtu si edhe shokët e mi të skuadrës për të dhënë më të mirën në fushë. Në Itali përdorin shpesh shprehjen që futbolli është i çuditshëm. Nuk e di nëse do të jem pjesë e Partizanit edhe sezonin e ardhshëm, por nëse kjo ndodh do të isha shumë i lumtur. Gjithçka mbetet për t’u zgjidhur kur të mbarojë kontrata ime aktuale”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco